Kim dhe Soreca në zyrën e Bashës, PD: Dy pikat e marrëveshjes së 5 qershorit që s’preken
Vetëm pak orë pasi Parlamenti ka miratuar ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe kreu i delegacionit të BE-së, Luigi Soreca zhvilluan një takim në selinë e Partisë Demokratike me kryetarin e saj, Lulzim Basha.
Z. Basha i ka konsideruar këto ndryshime si prishje të marrëveshjes së arritur më 5 qershor duke thënë se pasojat që mund të vijnë nga ky veprim që po bëhet për interesa politike, do të bien mbi kryeministrin, Edi Rama.
Pasi Parlamenti miratoi me 106 vota pro ndryshimet, ndërkombëtarët kanë reaguar duke kërkuar që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhem me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar.
Kurse, vetë kryeministri Edi Rama shprehur rezerva me qëndrimin e mbajtur nga ambasadorja amerikane duke thënë se, Shqipëria është vend sovran dhe vendimet në emër të popullit i merr Parlamenti.
Ndërkohë pak minuta pas përfundimit të takimit të dy ambasadorëve në selinë e PD me z. Basha, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka bërë të ditur dy pikat që nuk preken nga marrëveshja e 5 qershorit.
Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme! pic.twitter.com/qwmO7qJbaM
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) July 30, 2020
“Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme”, shprehet z. Bardhi.
Lexoni gjithashtu:
Rama mbron ndryshimet kushtetuese duke replikuar deklaratat e Yuri Kim
Kuvendi ndryshoi kushtetutën, Basha: Asgjë s’e ndal koalicionin mbarëpopullor kundër Ramës
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West