Atentati ndaj Kurtit, Zajmi: Kosova po ndjek paratë, Shqipëria të bëjë të vetën
Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se është detyrë e Shqipërisë të zbardhë deri në fund tentativën e dështuar për të vrarë Albin Kurtin.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zaimi u shpreh se nga emailet e publikuara nga hakerat rezulton se autori i dyshuar i atentatit është shtetas shqiptar që është kthyer në Shqipëri, ndaj u takon institucioneve shqiptare të hetojnë për të shkuar deri tek porositësi.
“Dimë vetëm atë që ka dalë, dimë që flitet për një qytetar të Shqipërisë, mund të themi vetëm që është fatkeqësi që në vendet tona, sidomos në Shqipëri ka në qarkullim vrasës me pagesë që mund ripërdoren nga gjithkush, çka cenon ndjenjën e sigurisë. Kosova ka marrë disa masa kur u mor informacioni. Me sa kam informacion Kosova po ndjek edhe paratë e paguara. Personi në fjalë është shqiptar dhe është kthyer në Shqipëri, ndaj u takon institucioneve shqiptare ta zbardhin”, u shpreh Zaimi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Atentati i planifikuar ndaj Lulzim Bashës, 3 persona të përfshirë
- Zyra e Albin Kurtit për Euronews Albania: Autoritetet morën masa për parandalim
Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza