Shqiptarët pushuan në Tiranë e Durrës, bie numri i turistëve vendas në jug

20 Shtator 2022 | 14:26

Turistët vendas dhe të huaj zgjodhën më shumë Tiranën dhe Durrësin për të pushuar gjatë muajit korrik. Jugu i vendit mbeti thuajse në shifrat e vitit të kaluar, ndërsa veriu pësoi një rritje të lehtë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë një rritje me 2.4 herë të vizitorëve në rajonin qendror, ku përfshihet Tirana.

Sipas këtyre të dhënave, kryeqyteti dhe Durrësi është preferuar si nga turistët vendas, ashtu edhe nga të huajt. Vizitorët vendas janë dyfishuar, duke arritur në mbi 30 mijë, ndërsa turistët e huaj janë shtuar me 25 për qind në krahasim me një vit më parë, duke shkuar në 53 mijë.

Në Durrës, numri total i pushuesve është 50 për qind më i lartë se ai i një viti më parë. Pjesa dërrmuese e tyre janë vizitorë vendas. Rritje me 50 për qind të vizitorëve raportoi edhe veriu.

Jugu pati më pak turistë vendas dhe një shtim të të huajve. Në total, rritja ishte me rreth 2 mijë turistë më shumë se korriku i vitit të kaluar.

Të dhënat e INSTAT konfirmojnë pjesërisht anketën e Barometrit të Ballkanit, që në qershor tha se 60 për qind e shqiptarëve nuk kishin mundësi financiare për të përballuar 1 javë pushime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit

Në një lidhje live përpara Kryeministrisë, aty ku po mbahet në ditën e saj të 49-të protesta kombëtare, për Review me Greta Topjanën ishte deputetja...
21:31 | 18/07/2026

Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit

Si çdo ditë qëndrese, sot në ditën e saj të 49-të, aktivistë dhe qytetarë kanë nisur grumbullimin fillimisht në sheshin “Skënderbej”, në orën 19:00, dhe...
21:30 | 18/07/2026

Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas...
20:09 | 18/07/2026