I nxehti përfshin Evropën, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë celsius
Gjatë kësaj fundjave evropianet do të duhet të gjejnë një mënyrë për t’u freskuar pasi temperaturat do të rriten në të gjithë kontinentin deri në 40 gradë celsius.
Në Francë, paralajmërohet për goditje nga i nxehti dhe këshillohet që të konsumohen sa më shumë lëngje dhe të qëndrohet në vende të freskëta.
Këta qytetare në Bordeaux po gjejnë mënyra sesi t’i shpëtojnë valës së të nxehtit.
“Ne vizituam qytetin për një kohë dhe pastaj erdhën këtu për t’u qetësuar pak, sepse në rrugë, është e vështirë të qëndrosh”, thotë Xavier, një turist nga Lioni.
Kjo është vala e parë e nxehtësisë për këtë verë që përfshin edhe Spanjën me temperature që në qytetin Bask do të arrijnë deri në 41 gradë. Zona e Bilbao është vendosur në një alarm të kuq dhe edhe në Madrid pritet që temperatura të shkojë 40 gradë celsius, çka është e pazakontë. Qytetarët bëhen gati se si të përballojnë këto ditë.
“Unë po shkoj në shtëpi për t’u shtrirë dhe do të pi shumë ujë”, thotë Elena Martinez, 58 vjeçe.
Ndërkohë edhe në Bosnje, në Mostar, këtë të enjte në hije temperatura arriti në 41 gradë celsius duke shënuar ditën më të nxehtë të vitit.
“Ata na thanë se është alarmi i kuq për valën e nxehtësisë. Thonë se është 40 gradë, por betohem duhet të jetë më shumë se kaq. Gjithmonë shprehen se është më ftohtë, sepse matin temperaturën në hije, si një milje larg nga këtu. Në diell, është shumë më nxehtë”, thotë Sefkija Bitic, guidë turistike nga Mostar.
Vala e të nxehtit do të vijojë edhe gjatë kësaj fundjave në shumë shtete, ndërsa duke nisur nga e hëna pritet të bjerë intensiteti i temperaturave të larta.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus