Mjeku shqiptar në Madrid: Pandemia drejt fundit, Spanja ka hequr të gjitha kufizimet
Mjeku shqiptar në Madrid, Kita Sallabanda deklaroi se pandemia e COVID-19 është drejt fundit në Spanjë.
Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Sallabanda u shpreh se Spanja ka hequr të gjitha kufizimet për të huajt që duan të udhëtojnë drejt këtij shteti.
Sipas tij, që nga fillimi i pandemisë, në Spanjë nuk ishte parë një situatë kaq e favorshme.
“Unë sot dua t’i jap një lajm të mirë të gjithë shqiptarëve që udhëtojnë në Spanjë. Qeveria spanjolle ka hequr të gjitha pengesat për t’u futur në Spanjë. Nuk kërkohet më ajo që quhet pasaporta covid, as të bëhet formulari që plotësohej për të hyrë në Spanjë.
Situata është e favorshme. Ditën e sotme nuk kemi pasur një rast të ri. Që kur ka filluar pandemia, nuk ka qenë kjo situatë e favorshme, vdekjet kanë rënë në mënyrë drastike”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona