Vuçiç takohet me Ramën në OKB: Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim

20 Shtator 2022 | 20:27

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri Edi Rama, janë takuar mbrëmjen e sotme në Nju Jork, përpara nisjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA.

Lajmin e ka bërë me dije presidenti serb në një postim që ka bërë në “Instagram” ku ka thënë se shkëmbeu një përshëndetje të vogël më mikun e tij, Edi Rama. Krahas fotos së postuar me kreun e qeverisë tonë, Vuçiç nuk ka lënë pa përmendur Ballkanin e Hapur, duke thënë se kjo nismë është e ardhmja e rajonit tonë.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç në postimin e tij.

Këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026