Tare: Drejtori i klubit Partizani u emërua shef i kabinetit të Fatmir Mediut

21 Shtator 2022 | 12:56

Ish-drejtori i klubit sportiv Partizani, Isa Tare thotë se u largua nga drejtimi i skuadrës kryeqytetase, për shkak se ishte kundër privatizimit të truallit.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Tare u shpreh se pasi e larguan, në vend të tij vunë një person që e mbajti postin për 3 muaj dhe më pas e dorëzoi klubin.

Tare shtoi se ky person u shpërblye duke u emëruar shef kabineti të Fatmir Mediut, ministrit të Mjesidit në atë kohë.

“Unë kam qenë një pengesë kryesore, duhej patjetër që të hiqesha unë që të operohej më tutje. Gjatë kohës që kam qenë unë kanë bërë përpjekje, por unë nuk i kam lejuar. Donin ta eleminonin klubin, ta bllokonin klubin. Me mua u morën, në rrugë shoferi im më takon në rrugë, më jep një letër ku thuhej se unë kisha dalë në pension. Sa u largova unë, sollën një shef klubi, i cili u tregua i gatshëm që të dorëzonte klubin.

Pas 3 mujash që qëndroi shef klubi, bëri një deklaratë ku tha se për arsye shëndetësore do jepte dorëheqjen. Sa dha dorëheqjen ai, ndërhynë ata dhe morën klubin. Nga i sëmurë, ata e kaluan shef kabineti të Fatmir Mediut, ministrit të Mjesidit në atë kohë. E ngritën në post meqë dorëzoi klubin”, theksoi ai.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është thirrur këtë të mërkurë si deklarues për hetimin që ka nisur për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, privatizim i kryer në kohën kur ai ishte ministër.

Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026