Privatizimi i ish-kompleksit ‘Partizani’, Balla: Faktet e reja që disponoj

22 Shtator 2022 | 21:47

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se kanë dalë prova të reja në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv, ‘Partizani’.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Balla u shpreh se prokurorët e SPAK-ut e kanë kuptuar fabulën korruptive në këtë çështje.

“Dolën prova të reja dokumentare. Unë jam nga ata që nuk heqin dorë kurrë nga një çështje. Dy gjëra janë thelbësore. Në Shqipëri janë me qindra dhe mijëra ish-pronarë të cilëve nuk iu është kthyer prona. Është rast unik që në një kohë procedurale tepër të shpejtë, një pronë në qendër të Tiranës është kthyer. Unë kam bërë një kallëzim penal, kam shkuar vetë në prokurori.

Institucioni i SPAK-ut sot është shumë serioz. Kam shumë besim që prokurorët e çështjes e kanë kuptuar fabulën korruptive, sesi ka mundësi që një ndërtesë në qendër të Tiranës, e rikonstruktuar në vitet 95′ me disa qindra mijëra dollarë, në vitin 2012 u shit për 100 milionë lekë të vjetra”, theksoi Balla.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është thirrur të mërkurën si deklarues për hetimin që ka nisur për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Kallëzimi për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026