Vrasja e 22-vjeçares për hixhabin, Ylli Gurra: Nuk ka asnjë bazë fetare

23 Shtator 2022 | 11:00

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka asnjë bazë fetare vrasja e 22-vjeçares në Iran.

“Për fatin e mirë jo vetëm për pjesën myslimane, por gjithë shoqërinë shqiptare, tentakulat e ndikimit iranian janë larg Shqipërisë.  Nuk ka asnjë bazë fetare për ekzekutimin e një vajze 22-vjeçare. Nuk ka asnjë bazë fetare”, u shpreh Gurra.

Ish-myftiu sqaroi se në momentin që besimtari detyrohet t’i përkushtohet një feje, ai nuk mund të besojë realisht në apo të kryejë rritet fetare.

“Besimi në Zot dhe praktikimi i ritualeve fetare është në vetëdijen e plotë dhe në vullnetin e lirë të atij apo asaj në moshë madhore. E kundërta është manipulim përmes besimit”, u shpreh Ylli Gurra.

Një 22-vjeçare iraniane humbi jetën disa ditë pasi u arrestua nga policia me arsyetimin se nuk e kishte vendosur siç duhet hixhabin e saj.

Presidenti i Iranit ka urdhëruar një hetim për këtë rast. Policia shprehet se vajza pësoi atak në zemër, madje publikoi një video ku ajo shfaqet në qendrën e edukimit në momentet kur u ndje keq.22-vjecarja ra në koma por nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë në Iran kanë shpërthyer protestat, pasi akuzohet shteti se ka vrarë 22-vjeçaren.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026