COVID-19 i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri, shkon në 3 totali i viktimave në personelin shëndetësor
Shtohen viktimat prej COVID-19 në radhët e personelit shëndetësor në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi mëngjesin e së hënës ndarjen nga jeta pas ndërlikimeve të rënda në mushkëri të mjekut pneumolog Anibal Byberi.
Byberi, 53-vjeç, kishte kohë që ishte diagnostikuar me COVID-19 dhe kishte marrë trajtim në shtëpi. Mirëpo të dielën, pas ndërlikimesh të rënda, u shtrua me urgjencë në Spitalin Shefqet Ndroqi, njohur edhe si Spitali COVID-2.
“Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficiencës së rëndë respiratorë,” – u tha në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.
Kryebashkiaku i Bajram Currit, Rexh Byberi shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të doktor Anibalit, që siç tha ai “ishte kushëri, shok e mik” që “do t’u mungojë shumë”.
Mjeku Byberi ka drejtuar spitalin e Tropojës prej disa vitesh, ndërsa më parë ka punuar si mjek edhe në burgun 302.
Ai bëhet humbja e tretë në radhët e personelit mjekësor në Shqipëri pas mjekëve Hysni Shkjau dhe Arian Pushi.
Prej 9 marsit, kur u diagnostikua i infektuari i parë me COVID-19 në Shqipëri, autoritetet kanë pikasur rreth 5,500 raste të tjera, prej së cilave 3000 kanë mundur të shërohen, 2300 mbeten ende mbartëse të virusit ndërsa 166 kanë vdekur.
Lexoni gjithashtu:
Vdes mjeku i dytë me COVID-19 në Shqipëri
Mjeku ndërron jetë nga COVID, Yuri Kim: Dha jetën në shërbim, do të kujtohet si hero
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti