Nis rekrutimi i rusëve në ushtri, thirrja e Zelenskit: Dorëzohuni në rastin e parë

23 Shtator 2022 | 12:02

Nëna qan për largimin e djalit. Skena të tilla përsëriten në të gjithë Rusinë. Një familje i jep lamtumirën me zemër të thyer një prej anëtarëve të saj që po largohet për në frontin e luftës. Dhjetëra mijëra rusë janë thirrur dhe kjo mund të jetë vetëm faza e parë.

Hakerët kanë pretenduar se kanë sulmuar faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kanë gjetur se lista e të “zgjedhurve” ka arritur në një milion. Mediat e pavarura ruse pretendojnë se Rusia rekruton me forcë, edhe mes atyre që arrestohen në protestat kundër luftës.

“Meqë ra fjala, mobilizimi i plotë është kryer në Ukrainë për shumë vite për të gjithë popullsinë e rritur, duke përfshirë gra për t’i rekrutuar ato në radhët e batalioneve nacionaliste ukrainase dhe forcat e armatosura ukrainase”, tha Sergej Lavrov, ministri i Jashtëm rus.

Zelensky ka lëshuar një ultimatum për ushtarët rusë.

“Pesëdhjetë e pesë mijë ushtarë rusë vdiqën në këtë luftë në gjashtë muaj. Dhjetëra mijëra janë  plagosur, gjymtuar. A doni më shumë? Pastaj protestoni. Luftoni. Ikni ose dorëzohuni në robërinë ukrainase. Këto janë opsionet për të mbijetuar.”

Shumë rusë kanë vendosur t’i shpëtojnë këtij mobilizimi të detyrueshëm përmes aeroporteve, por të tjerë po përpiqen të ikin nga toka në vende të tilla si Finlanda. Një numër vendesh evropiane po shqyrtojnë kufizimin e vizave për qytetarët rusë sa më shumë që të jetë e mundur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026