Drejtori i kolegjit turk: Morëm vërejtje për tabelat në 4 klasa, i rregulluam

23 Shtator 2022 | 13:49

Mustafa Ertenik, drejtori i kolegjit turk ‘Mehmet Akif’, i cili një ditë më parë u mbyll nga qeveria, tha një deklaratë për mediat se vendimin e kanë mësuar nga mediat dhe rrjetet sociale, dhe zyrtarisht ende nuk u ka ardhur asnjë lloj dokument apo njoftim.

Ai i shpreh se kolegji turk ka zbatuar çdo udhëzim të Ministrisë së Arsimit, ndërsa sqaroi edhe vërejtjet që kishin mbërritur në kolegj nga ministria pas zhvendosjes në ambientet e reja.

“Sapo jemi zhvendosur në këtë ndërtesë të re. Sipas një relacioni të mëparshëm, na është thënë se kjo godinë nuk është e përshtatshme për kushtet e studimit. Vërejtja është bërë për 4 klasa, për vendosjen e tabelave dhe pozicionin e dritës, që e kemi rregulluar menjëherë të nesërmen. Ky qenka një problem shumë  serioz për shkollimin sa të çojë në mbylljen e një institucioni? Ne përdorim teknologji, si tabela smart që s’kanë të bëjnë me dritën natyrale”, tha drejtori i kolegjit.

Qeveria vendosi një ditë më parë mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”. Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve 90’.

Vendimi i qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve. Gjithashtu në vendim, kolegjit i kërkohet që të kthejë pagesat e kryera nga prindërit për pjesën e papërfunduar të shkollimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026