Vdes nobelisti Hume, aktori kryesor për paqen Mbretëri e Bashkuar-Irlandë e Veriut

3 Gusht 2020 | 10:21

John Hume, ish kreu i partisë moderatorë të Irlandës së Veriut, SDLP, i cili luajti një rol kyç në procesin e paqes me Britaninë e Madhe, duke fituar një çmim Nobel për kontributin, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Hume, i cili ishte vetë katolik, ndihmoi për t’i dhënë fund një konflikti që vazhdonte prej pothuajse 30 vitesh midis katolikëve të Irlandës së Veriut dhe protestantëve të mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar.

Konflikti shkaktoi përplasje të dhunshme dhe ngërçe politike që çuan deri në rebelime të armatosura kundër institucioneve shtetërore.

Nacionalistët katolikë krijuan Ushtrinë e Përkohshme Republikane të Irlandës (IRA), e cila synonte të krijonte një Irlandë të pavarur.

Mbretëria e Bashkuar iu kundërvu me forcat mbretërore RUC, me ushtrinë e Britanisë së Madhe, si dhe me një ushtri të rekrutuar brenda Irlandës së Veriut, UDR.

Konflikti vazhdoi sidomos me përplasje në nivel komunal, me protesta dhe trazira të shumta, që nga djegia e shtëpive, përzënia e pakicave nga zonat rivale, e deri te vënia e bombave dhe ekzekutimi i zyrtarëve.

Gjatë trazirave u krijuan edhe grupe ekstremiste luajaliste ndaj Mbretërisë së Bashkuar, të cilat deklaronin se po mbronin rendin publik, por në fakt shënjestronin pakicat e katoliklëve.

Trazirat nisën në vitin 1968 dhe IRA pranoi armëpushim vetëm në vitin 1994, që u pasua nga bisedime midis partive të ndryshme. Konflikti mori fund zyrtarisht me Marrëveshjen e Belfastit në vitin 1998.

Hume, i cili ngjalli zemërim fillimisht mes unionistëve, arriti t’i orientojë bisedimet drejt nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, për të cilën mori çmimin Nobel.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026