Nderi nuk paguhet, qeveria heq shpërblimin dhe ndan më vete dekoratat
Titujt e nderit që jepen nga Presidenti, Kuvendi, Qeveria dhe bashkitë nuk do të shoqërohen me shpërblime financiare për personat që i përfitojnë.
Ky është qëllimi i projektligjit të ri për titujt e nderit që ka hedhur për konsultim publik Këshilli i Ministrave.
Nisma ndan titujt e nderit nga dekoratat dhe në relacionin shoqërues, Qeveria thotë se është bazuar te modeli italian dhe ai francez. Në nenin tre të tij ligji thotë se dhënia e titujve të nderit nuk shoqërohet me shpërblim financiar.
Ligji nuk do të ketë efekt prapaveprues. Personat që kanë marrë titujt me ligjin ekzistues do të vazhdojnë të gëzojnë shpërblimet e përcaktuara prej tij. Shpërblimet hiqen për titujt që do të jepen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Ndërkohë, dekoratat do të rregullohen me një ligj më vete.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh