Arrestimi tek spitali i Traumës, avokati Vishaj: Polici provokoi mjekun

24 Shtator 2022 | 11:59

Avokati Sajmir Vishaj sqaroi në një intervistë për Euronews Albania se polici infiltrohet për të zbuluar një rrjet të tërë dhe jo vetëm një person.

Sipas avokatit ishte polici ai që provokoi mjekun e spitalit të Traumës, Fitim Marku, duke e çuar këtë të fundit në pranga.

“Ne jemi një popull i çuditshëm, i zbardhojmë problemet shumë. Ne duhet të ndajmë momentin kur mjeku kërkon dhe kur t’i e provokon. Në rastin konkret jemi përpara një provokimi të një punonjësi të inflirtuar të policisë, ku vepra nuk mund të ishte kryer nëse polici nuk do e stimulonte. Polici i infiltruar futet për zbuluar një rrjet të tërë, jo vetëm një person. Ai duhet të gjejë rrënjët e këtij sistemi”, u shpreh avokati.

Prokuroria njoftoi një ditë më parë se 2 mjekë dhe një infermiere janë arrestuar në spitalin e Traumës për korrupsion.

Ndërkohë Euronews Albania transmetoi live arrestimin e mjekut Fitim Marku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026