Beteja e politikanëve me COVID-19, kush janë infektuar dhe kush ka mundur të shërohet
Ish-deputeti i Vlorës Fatmir Toçi njoftoi të martën se ka mundur të shërohet nga koronavirusi pas 25 ditësh i infektuar, duke u bërë kështu politikani i tretë që ia del mbanë në përballjen me COVID-19 nga së paku 7 raste të raportuara deri më sot.
Ish-deputeti socialist shkroi në Facebook se kishte rezultuar negativ pas rreth 4 javësh i infektuar.
Teksa falënderoi personelin shëndetësor dhe njerëzit e afërt që e mbështetën ai tha se virusi i kishte goditur mushkëritë dhe do të mbetej nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Shefqet Ndroqi.
Toçi është një nga së paku 8 politikanë të cilët janë infektuar me COVID-19 në Shqipëri.
Në listën e rasteve me koronavirus është edhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
- më 24 mars, deputeti Adriatik Alimadhi, – u shërua pas 49 ditësh.
- më 9 korrik, ish-deputeti Fatmir Toçi, – u shërua pas 25 ditësh.
- më 25 korrik, kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda, – ende i infektuar.
- më 10 korrik, deputeti Elio Hysko, – u deklarua i shëruar pas rreth 3 javësh.
- më 23 korrik, ish-zëvendësministrja Nora Malaj, – ende e infektuar.
- më 27 korrik, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, – ende i infektuar.
- më 27 korrik, deputeti Ralf Gjoni, – ende i infektuar.
- më 27 korrik, deputeti Enver Roshi, – ende i infektuar.
Teksa kemi hyrë në muajin e gjashtë të pandemisë, në Shqipëri janë raportuar 5,620 raste me COVID-19, prej të cilave 3,031 kanë mundur të shërohen, 2,417 mbeten ende mbartës të virusit ndërsa 172 persona nuk kanë mundur t’ia dalin mbanë.
Edhe në Kosovë koronavirusit nuk i kanë shpëtuar as politikanët, ku siç ka raportuar Euronews Albania, janë së paku 12 raste të infektimit me COVID-19, ku në këtë listë janë edhe rastet e kryeministrit Avdullah Hoti, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
- më 28 qershor, deputeti Arben Gashi, – u shërua pas 19 ditësh.
- më 2 korrik, deputeti Haxhi Avdyli, – u shërua pas 21 ditësh.
- më 8 korrik, deputetja Eliza Hoxha, – u shërua pas 20 ditësh.
- më 10 korrik, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, – u shërua pas 21 ditësh.
- më 11 korrik, deputeti Rasim Selmanaj, – u shërua pas 26 ditësh.
- më 13 korrik, deputetja Albena Reshitaj, – u shërua pas 15 ditësh.
- më 23 korrik, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, – ende i infektuar.
- më 23 korrik, deputeti Fitim Uka, – u shërua pas 16 ditësh.
- më 23 korrik, kryetari i këshillit kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, – ende i infektuar.
- më 29 korrik, deputeti Shpejtim Bulliqi, – ende i infektuar.
- më 2 gusht, kryeministri Avdullah Hoti, – ende i infektuar.
- më 4 gusht, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
Në Kosovë janë raportuar 9,049 raste me COVID-19, prej të cilave 4,989 kanë mundur të shërohen, 3,804 janë ende mbartës, ndërsa 256 nuk kanë mundur t’ia dalin mbanë.
Lexoni gjithashtu:
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj rezulton pozitiv me COVID-19
Ralf Gjoni rezulton pozitiv me COVID-19, dje ishte në Parlament
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti pozitiv me COVID-19
Nga kryeministri, te kryetarët e partive, beteja e politikanëve të Kosovës me COVID-19
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi