E reja e akuzoi se i dogji makinën, reagon deputeti i Partisë Demokratike
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka reaguar pas akuzës së shtetases Deizi Arapi sipas së cilës, ai i ka djegur makinën në orët e para të mëngjesit të së dielës në Devoll,
Nallbati, i cili aktualisht ndodhet në Berlin, është shprehur i habitur nga akuzat e saj, pasi nuk ka pasur konflikt verbal me të, në kohën kur ishte kryebashkiak.
E vetmja njohje me të renë, sipas tij, është nëpërmjet situatës së të ëmës ndodhur vite më parë, e cila u pushua nga puna kur ai drejtonte bashkinë, duke theksuar se nuk ka folur asnjëherë me të për asnjë arsye.
Ai thotë se Arapi mund të jetë nxitur nga dikush tjetër për t’i bërë këto akuza dhe shtoi se sapo të khehet nga Gjermania, do të bëjë kallëzim për shpifje.
Deizi Arapi, e reja së cilës iu dogj makina mëngjesin e së dielës para banesës së saj në Devoll, ka kërkuar ndihmën e shtetit, pasi thotë se ngjarja ka lidhje me një konflikt të vjetër me deputetin demoktat.
Arapi është shprehur se 4 vite më parë është konfliktuar me Nallbatin kur drejtonte bashkinë e Devollit.
Ajo theksoi se konflikti ka lidhje me pushimin nga puna të së ëmës në bashki, teksa bëri të ditur se ditën e djeshme, e ka ndjekur një person, i cili sipas saj është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit.
LEXONI GJITHASHTU
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi