Kush është Enrico Letta, profesori që do të shpëtojë Evropën nga ekstremizmi
Enrico Letta është një njeri i vendosur. Në Itali dhe jashtë shtetit ai ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun nga ardhja në pushtet e së djathtës ekstreme.
Pasi la mënjanë tonet e qeta të profesorit të universitetit, ai gjatë fushatës elektorale u prezantua si dikush që kërkonte fitoren.
Mandati i tij i parë si kryeministër i Italisë zgjati 10 muaj mes viteve 2013-2014, kur pas dështimit të një votëbesimin në Parlament, lidershipi i kaloi Matteto Renzit.
Vetë Letta u transferua në Paris, ku drejtoi Shkollën për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike.
Vite më vonë Renzi e braktisi Partinë Demokratike për të themeluar subjektin e tij politik. Kjo bëri që Letta të kthehej në Itali për të marrë në dorë frenat e partisë, në mars të 2021-shit.
Edhe në rini, ai ka qenë një personazh i njohur. Në moshën 30-vjeçare ai ishte ministër për Politikat Komunitare dhe më pas ministër i Tregtisë dhe Industrisë në qeverinë e Romano Prodit.
Ndërsa në 10 muaj qeverisje, mes sfidave kryesore me të cilat ai u përball ishin fazat e para të krizës migratore drejt Evropës, përfshirë këtu vërshimi i anijeve në detin Mesdhe.
“Zgjedhja ime ra mbi të pasi mora parasysh faktin se pavarësisht se i përket një gjenerate të re, ai ka akumuluar një eksperiencë të rëndësishme”. Këto ishin fjalët që tha për të presidenti i atëhershëm i Italisë, Giorgio Napolitano.
Ndërsa sot, Letta thotë: “Mbi shpatullat tona, të votuesve italianë, nuk është vetëm fati i Italisë, por i gjithë Evropës”.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor