Mbyllja e kolegjit turk, Mehmeti: Qeveria të tërhiqet, do paguajmë si te Becchetti

25 Shtator 2022 | 15:38

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti, uron që qeveria dhe Ministria e Arsimit të reflektojnë në lidhje me mbylljen e kolegjit turk  “Mehmet Akif”, pasi sipas tij kanë hapur një betejë që do të shkojë deri në gjykatën e Strasburgut.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mehmeti theksoi se nëse qeveria nuk do reflektojë për këtë rast do të përballet me një borxh shumë të madh, si në rastin e “Becchetti”.

“Shpresoj që të ketë reflektim, përndryshe qeveria  dhe ministria e arsimit nuk e dinë se me kë kanë të bëjnë. Kanë hapur një betejë që do të shkojë në Strasburg. Fondacioni që drejton këtë shkollë e ka qendrën në një shtet të BE. Është një shtet që ka një zë goxha të mëdha në BE.

Ne do të paguajmë dy haraçe të mëdha, e para që do të na ikë një shkollë elitë dhe e dyt, do të paguajmë dhe si në rastin ‘Becchetti’. Qeveria bën mirë të tërhiqet.”- tha ndër të tjera ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026