PROFIL | Kush është Giorgia Meloni, kryeministrja e ardhshme e Italisë
Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme.
Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë, duke udhëhequr qeverinë e ekstremit të djathtë që nga epoka fashiste e Benito Musolinit.
Duke iu drejtuar mediave dhe mbështetësve në orët e para të mëngjesit të së hënës, Meloni tha se ishte një natë krenarie për shumë njerëz.
Por kush është Giorgia Meloni?
Në moshën 15-vjeçare, në vitin 1992, ajo militoi në Frontin e Rinisë, dega rinore e Lëvizjes Socialiste Italiane, në të cilën ajo mori pjesë në protestat kundër reformës në arsim.
Që atëherë, karriera e saj politike ka qenë e pandalshme. Nga 1998-a në 2002-shin ajo ishte këshilltare bashkiake e Romës me partinë Aleanca Kombëtare, e cila në 2008-n u bashkua me Popullin e Lirisë të Silvio Berlusconit, lëvizje që asokohe i lejoi të bëhej ministrja më e re në historinë e Italisë.
2013-a është viti i ndarjes. Meloni braktis Popullin e Lirisë për të themeluar Vëllezërit e Italisë, parti tiparet e të cilës janë ato të një nacionalizmi konservator, me një konotacion të fortë sovranist. Flaka trengjyrëshe rishfaqet në simbolin e partisë dhe brenda pak vitesh shfaqen edhe inicialet e Lëvizjes Socialiste Italiane.
Meloni e nisi me rreth 3 përqind të mbështetjes në zgjedhjet e 2013-s, por gjatë 9 viteve në opozitë, rritja e saj ka qenë konstante. Hovi erdhi me qeverinë Conte II dhe mbi të gjitha me ekzekutivin e Mario Draghit, ku Vëllezërit e Italisë ishin partia më e madhe italiane që zgjodhi të qëndronte në opozitë.
Liderja provoi se ishte shumë e aftë në kanalizimin e konsensusit të monopolizuar nga Liga e Veriut ndër vite, me kundërshtimin për gjithçka që konsiderohej progres; por Meloni është e kujdesshme të mos i kalojë vijat e kuqe kur bëhet fjalë për të kundërshtuar sistemet.
Ndaj, ndërsa në Evropë ajo vijon të kultivojë prirje bashkëpunuese me grupet euro-skeptike, si ai spanjoll VOX, në shtëpi dhe përtej Atlantikut Meloni duhet të tregojë fytyrën e saj institucionale dhe të moderuar, pa të cilën është e vështirë të mendohet qeverisja e një vendi si Italia.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus