Rënie me 97 për qind. Turizmi spanjoll në pikiatë për shkak të pandemisë së COVID

4 Gusht 2020 | 13:46

Kriza e koronavisurit pritej të dëmtonte seriozisht sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë spanjolle, por publikimi i shifrave zyrtare ka treguar se sa shkatërruese pandemia ka qenë për turizmin e këtij vendi.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, vetëm në qershor 8.6 milionë turistë munguan në Spanjë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në qershor të 2019-s, 8.8 milionë të huaj vizituan Spanjën, ndërsa këtë qershor vetëm 200 mijë, që do të thotë një humbje prej thuajse 98 për qind.

E përkthyer në shpenzime, Spanja ka humbur në një muaj, krahasuar me atë të vitit të kaluar, 9.5 mililardë euro.

Nëse llogaritet gjithçka që nga fillimi i vitit, humbjet e të ardhurave nga turizmi arrijnë në 28.6 miliardë euro.

Mbajtja e gjendjes së emergjencës deri më 21 qershor apo rënia e numrit të turistëve nga Mbretëria e Bashkuar, që janë ndër vizitorët kryesorë, janë disa nga arsyet që shpjegojnë kolapsin, që nuk pritet të përmirësohet shumë në muajin gusht.

Numri i ulët i hoteleve të hapura dhe përqindja e ulët e prenotimeve janë një tregues i qartë i kësaj situate.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026