Vizita e Hysenit në SHBA: Bisedova me Grenellin përmes telefonit, mbetet i angazhuar rreth dialogut

5 Gusht 2020 | 06:21

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell.

Kjo bisedë ndërmjet Hysenit, i cili gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe emisarit Grenell, u zhvillua përmes telefonit, pasi zyrtari amerikan nuk ndodhej në Washington.

Megjithatë, sipas koordinatorit Hyseni, në këtë bashkëbisedim emisari Grenell tregoi angazhimin dhe përkushtimin e tij për procesin e dialogut, me qëllim të arritjes së një marrëveshje për njohje reciproke.

“Bisedën e përqendruam në aspekte të veçanta të zhvillimeve në Kosovë dhe rajon. Amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe përkushtimit të Ambasadorit Grenell”, shkroi Hyseni në profilin e tij në Facebook.

Pas dështimit të takimit të 27 Qershorit në Shtëpinë e Bardhë, emisari Grenell ka qenë më pak aktivë, derisa në Bruksel ka rinisur procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Dje, mes takimesh me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë, Hyseni është pritur edhe nga Zëvendës Ndihmës-Sekretarin për Evropë dhe Euro Azi, Matthew Palmer.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026