Rivalitet për kreun? Analistët: Meta kërkon të nxisë aksion opozitar pa Berishën

26 Shtator 2022 | 16:55

Yuri Kim dhe Ilir Meta kanë lënë mënjanë përplasjet e disa muajve më parë. Ambasadorja amerikane u shfaq të premten në zyrë kryetarit të Partisë së Lirisë.

Ky takim i papritur lexohet si një mesazh për Metën, por edhe për Berishën

Analistët Ergys Mërtiri dhe Aleksandër Çipa komentuan takimin për Euronews Albania, si një lëvizje të zgjuar të ambasadores Kim.

“Ajo çfarë ne kuptojmë është që amerikanët nuk e kanë ‘non grata’ zotin Metën dhe për pasojë, e konsiderojnë partner politik me të cilin ata mund të bisedojnë. Nuk do të thotë gjë që e mbështesin apo jo, është normale që ambasada të takojë çdo person që është person politik”, thotë analisti Ergys Mërtiri.

“Diplomatikisht është një lëvizje e zgjuar sepse është krijuar një perceptim ndoshta i rremë për një lloj ngrirjeje të krejt marrëdhënies diplomatike me spektrin opozitar të vendit, dhe kjo është e gabuar. Çon kumte për opozitarizimin institucional në Shqipëri dhe vakumi i krijuar prej ngrirjes për shkak të non gratës së zotit erisha, duhet të tejkalohet”, shprehet analisti Aleksandër Çipa.

Mërtiri e Çipa shohin një ftohje në aleancën Meta-Berisha, e cila u reflektua edhe në protestën e 13 shtatorit të Partisë së Lirisë, ku Berisha nuk mori pjesë.

“Duket që ka një lloj rivaliteti dhe ky lloj rivaliteti sjell në një farë mënyre, jo distancim por sjell përçarje brenda vet grupit opozitar. Vetë fakti që zoti Meta po kërkon të nxisë aksion opozitar pa mbështetjen e zotit Berisha dhe nga ana tjetër zoti Berisha që nuk i ofron mbështetje zotit Meta tregon që ka diçka midis palëve. Protesta e fundit e zotit Meta u pa qartë që nuk gëzonte mbështetjen e Partisë Demokratike”, thotë Mërtiri.

“Ka vakume, jo mosmarrëveshje, por vakume që lidhen me partneritetin e tyre të pandriçuar për publikun dhe ortakërinë politike e cila në ditët e sotme është më problematike sesa partneriteti, jo çdo ortakëri është partneritet. Ngërçi që ka zoti Berisha është një ngërç që nuk i garanton perspektivë të të qenit kryetar i gjithë spektrit opozitar. Dy liderët që përfaqësojnë dy forcat opozitare janë persona pa agjendë politike dhe itinerare diplomatike. Kjo është dëmshme, e rrezikshme dhe penguese për opozitarizmin shqiptar”

Pas rikthimit të Metës në politikën aktive, dy liderët e opozitës deklaruan se do të jenë në aleancë për të rrëzuar qeverinë. Por deri më tani nuk kemi parë asnjë aksion të përbashkët, madje në protestën e njërës palë, nuk mori pjesë pala tjetër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026