6 viktima dhe 88 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
5 Gusht 2020 |
13:11
Maqedonia e Veriut ka shënuar vetëm 88 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit edhe pse ka kryer një numër të lartë testimesh prej 1507.
Ndërkohë, gjatë ditës së fundit ka pasur 6 humbjeje jete, dy pacientë nga Shkupi, dhe nga një në Kumanovë, Gostivar, Tetovë dhe Shtip.
Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se 113 pacientë kanë lënë spitalin gjatë 24 orëve të fundit pasi kanë rezultuar të shëruar nga coronavirus.
Në total, deri tani Maqedonia e Veriut ka kryer mbi 108 mijë testime për COVID-19.
Mbi 11 mijë persona kanë rezultuar të infektuar, nga të cilët deri tani janë shëruar 7 200 persona kurse mbeten raste aktive 3 500 persona.
Deri tani, Maqedonia e Veriut numëron 511 viktima nga COVID-19 që nga nisja e pandemisë.
Lajme të Sugjeruara
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta