Bushati sulmon Yuri Kim: Hipokrite, po bën diversion brenda opozitës
Analisti Andi Bushati thotë se sjellja aktuale e ambasadores amerikane Yuri Kim karshi ish-presidentit Ilir Meta tregon hipokrizi.
Në emisionin Now, në Euronews Albania Bushati u shpreh se qëndrimi i sotëm i diplomates amerikane mund të jetë edhe një përpjekje për diversion brenda opozitës, duke iu referuar këtu kreut të PD, Sali Berisha i shpallur non grata nga SHBA bashkë me familjen e tij.
“Problemi është të kuptojmë sa duhet t’i marrin referim këta diplomatë. E rëndësishme në këtë pikë është të theksojmë hipokrizinë e kësaj zonjës, që na tha se Meta s’mund ta mbante flamurin amerikan dhe tani ngazëllehet pas tij. Mund ta bëjë edhe për diversion në opozitë, me Berishën non grata”, u shpreh Bushati.
Kjo sipas Bushatit, pasi Yuri Kim, sot në fund të mandatit e quan Metën të mirë, kur deri dje i kishte shpallur luftë të hapur.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush