Mbretëria e Bashkuar sanksionon rusët e lidhur me referendumet në Ukrainë

27 Shtator 2022 | 07:41

Mbretëria e Bashkuar bëri të ditur 92 sanksione të reja si përgjigje ndaj autoriteteve të instaluara nga Rusia në Ukrainë, për mbajtje të referendumeve në katër rajone ukrainase.

deklaratën zyrtare të qeverisë, thuhet se të ashtuquajturat referendume përbëjnë shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Në mesin e të sanksionuarve janë zyrtarë rusë të përfshirë në procesin e referendumeve.

“Referendumet e rreme që po mbahen nën tytën e pushkës, nuk mund të jenë të lira dhe nuk do t’i njohim kurrë. Ato janë vazhdimësi e dhunës, frikësimit, torturës dhe dëbimeve të dhunshme në zonat e Ukrainës që i ka pushtuar Rusia”, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly.

Në Donjeck, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, kutitë e votimit vazhdojnë të qarkullojnë shtëpi më shtëpi, për të legjitimuar aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.

Rusia ka bërë të ditur se votimi do të vazhdojë deri më 27 shtator.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026