Përnaska: Partia Demokratike e ka humbur besimin te qytetarët

27 Shtator 2022 | 08:12

Ish-deputetja e PD-së, Lajla Përnaska, e ftuar në emisionin “Good Morning Albanias”, në Euronews Albania, tha se Partia Demokratike e ka humbur besimin te qytetarët.

Lajla u shpreh se PD është e pa orientuar dhe sipas saj kriza e brendshme e pengon këtë parti për të qenë përfaqësuesja e të djathtës shqiptare.

“PD-në e shoh një parti të paorientuar si duhet dhe në një krizë të brendshme për të qenë përfaqësuesja kryesore për të mbledhur energjinë e së djathtës shqiptare. Historia ka provuar se kjo e djathtë mban kapacitete fantastike për t’u bërë një alternative qeverisëse edhe në këtë vend.

E djathta ka brenda vetes të gjithë atë formulën e bashkëpunimit dhe bashkimit të të gjitha forcave, përpjekjeve e energjive që ajo të dalë dhe të shpalosë vlerat e saj një garë të hapur. PD është një armatë e madhe njerëzish. Partia Demokratike duhet të rikthejë raportin e besimit me qytetarin që e ka të humbur”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022