Gjepali: Është keqkuptuar, nuk ishin pjata plastike në dasmën e Arminës
Shefi i kuzhinës Fundim Gjepali, tha se pjatat që u përdorën për servirje në dasmën e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës nuk ishin plastike, ashtu siç u përfol në mediat.
I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanias’ në Euronews Albania, ai tha se në ambientet e tij, aty ku u zhvillua dhe dasma, nuk përdoret fare plastika.
“Në fillim bashkë me Armindën e Shkëlzenin kishim menduar për një koktej, dhe gjëja më e mirë e më e përshtatshme ishte kjo e banketit e servirur në racione të vogla. Pjatat ishin të riciklueshme. Në ambientet e mia nuk përdoret fare plastikë dhe asgjë që dëmton ambientin”- tha Gjipali.
Po ashtu, edhe Armanda Peza tha se pjatat ishin bambu, që janë lehtësisht të riciklueshme.
“Pjatat nuk ishin plastike, janë bambu dhe është përzgjedhje e shijes. Çifti e kishte kusht që duhet të kishte produkte shqiptare, verë shqiptare. Mënyra e servirjes. Bambuja është e riciklueshme”- tha Peza.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta