Gianni de Biasi tregon muzikën që futbollistët dëgjonin para se të dilnin në fushë

27 Shtator 2022 | 10:43

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi, deklaroi se futbollistët dëgjonin himnin kombëtar para se të dilnin në fushë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, de Biasi u shpreh se trajneri aktual, Edoardo Reja ka kaluar sfida të vështira ku ka pasur fitore por dhe humbje.

Ai nënvizoi se i takon presidentit të FSHF-së për të vendosur në lidhje me të ardhmen e teknikut 76-vjeçar në stolin kuqezi.

“Nuk e di. Besoj se himni kombëtar është muzika më motivuese para se të fillojë një ndeshje. Si ne që ishim në stol dhe gjithë të tjerët, e këndonin me pasion të madh. Mendoj se Edoardo ka kaluar beteja të shumta me suksese dhe dështime.

Unë jam nga ana e trajnerit, që besoj se ka kompetenca dhe eksperiencën për të dhënë një dorë në situata të tilla. Mbi të gjitha është presidenti, një ekspert, pjesëtar i bordit të UEFA-s që mund ta gjykojë”, theksoi ai.

Mbrëmjen e sotme, Shqipëria do të përballet me Islandën në “Air Albania”, për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026