Kumbaro: Mbi 5 milionë turistë vizituan Shqipërinë, 29% më shumë se në 2021

27 Shtator 2022 | 11:39

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi këtë të martë se deri në fund të muajit gusht mbi 5 mln turistë vizituan Shqipërinë.

Në konferencën e bilancit të sezonit turistik veror, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ministrja sqaroi se në këtë shifër nuk përfshihen shtetasit nga Kosova.

“Mbi 5 milionë turistë deri në fund të gushtit, nuk përfshihen shtetasit nga Kosova. 29 % më shumë vizitorë të huaj sesa vitin e kaluar, rritje të turistëve nga Anglia, Franca, Gjermania dhe Spanja. Për vitin 2023 ka nisur që në 25 gusht, stacionet e plazheve dhe zbatimi i rregullave të reja për stacionet e ankorimit të mjeteve lundruese do të hyjnë në funksion brenda vjeshtës”, u shpreh Kumbaro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Parlamentit (VIDEO)

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
15:15 | 23/07/2026