Rama ironizon Bashën: Nën drejtimin e tij, Tirana simbol i pisllëkut
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ish-kryedemokratin Lulzim Basha, në lidhje me drejtimin e Bashkisë së Tiranës nga ky i fundit në vitet 2011-2015.
Gjatë konferencës për bilancin e sezonit turistik, Rama u shpreh se më parë Tirana ishte simbol i pisllëkut që ra në gjumë thellë.
“Sot me përjashtimin e bashkisë së Vlorës, kemi pasur një sezon jo vetëm më të pastër se asnjëherë, por realisht të pastër duke nisur nga Tirana. Të gjithë përshtypjet e të anketuarve të të huajve në Tiranë nisin me pastërtinë.
Natyrisht ka probleme në pika të caktuara, por ka pastërti. Ishte simboli i pisllëkut që ra në gjumin e thellë, që ndoshta tani të gjithë e kanë harruar bashkë me atë që gërhiste”, theksoi ai.
Ndër të tjera, Rama deklaroi se ky sezon ka qenë surprizues, ku mbi 5.6 milionë turistë vizituan Shqipërinë.
LEXONI GJITHASHTU
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës