Noka: PD hap garën e brendshme, primaret risi në politikën shqiptare
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se kjo forcë politike ka hapur garën e brendshme për kandidatët që do garojnë në zgjedhjet lokale.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Noka u shpreh se në PD do të aplikohen primaret, që sipas tij, janë risi në politikën shqiptare.
“Partia Demokratike në këtë vjeshtë do të hapë edhe garën e brendshme për kandidatët për kryetarët e pushtetit vendor. Primaret kanë qenë dhe janë risia më e madhe e politikës shqiptare. Është një risi që e fut për herë të parë Partia Demokratike.
Primaret janë ajo risi që i sjell pushtetit dhe vendimmarrjen anëtarit të partisë, jo kryetarit apo Kryesisë së partisë. Do të jenë anëtarët e partisë, ata që do vendosin për emrat që do t’i përfaqësojnë përballë qeverisë dhe për bashkinë. Selia qendrore, Kryesia e saj do të ketë rol honorifik në këtë proces”, theksoi Noka.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi