‘300 euro dita për leje’, Macaj: Gardianët në Fier kanë bërë pazare me të burgosuri
Valentin Mjacaj, kreu Sindikatës së Shërbimeve Policore thotë se situata e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën në sistemin e burgjeve në vend është alarmante.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se arrestimet e në burgun e Fierit tregojnë se korrupsioni është endemik në sistemin shqiptare të burgjeve.
“Punonjësit kanë diskriminuar të burgosurit duke kryer pazare me të ashtuquajturit të burgosur VIP, që siç tha kanë shërbëtorë brenda burgjeve”, tha Mjacaj.
Euronews Albania siguroi dosjen hetimore me paligjshmëritë në burgun e Fierit, për të cilët Gjykata e Tiranës caktoi dje masën “arrest shtëpie” për 18 punonjës e ish-punonjës.
Në dosjen hetimore nënvizohet se punonjësve dhe ish-punonjësve të këtij burgu, 28 të dënuarve u kanë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive.
Ndërkohë, në shkelje të ligjit, një të dënuari i është dhënë amnisti pas asnjë dokument referues.
Sakaq, janë konstatuar 19 shkelje për ulje të dënimit pa fakte apo rrethana.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq