Pro bashkimit me Rusinë, Putin shpall të premten vendimin për referendumet
Asnjë surprizë në referendumet e organizuara nga Rusia, e cila synon të aneksojë disa nga territoret në Ukrainë.
Sipas auroriteteve rajonale të mbështetura nga Moska, më shumë se 90% e banorëve në Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson kanë votuar pro bashkimit me Rusinë.
Në përpjekje për t’i dhënë legjitimitet të mëtejshëm këtyre referendumeve, qeveria ruse ka bërë që të votojnë edhe ukrainasit e zhvendosur, të cilët, vullnetarisht ose jo, ndodhen në Rusi.
‘“Shpëtimi i njerëzve nga territoret ku po zhvillohet ky referendum është në fokusin parësor të vëmendjes së shoqërisë dhe vendit tonë”, u shpreh nga Sochi presidenti rus, Vladimir Putin.
Por “shpëtimi” i premtuar nga presidenti rus po kumbon në veshët e komunitetit ndërkombëtar, duke filluar nga qeveria ukrainase.
“Këto veprime, ky vendim i Putinit, nuk do të kenë asnjë ndikim në politikën, diplomacinë dhe veprimet e Ukrainës në fushën e betejës”, tha Ministri i jashtëm i Ukrainës, Kuleba.
Pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar ka njoftuar tashmë se nuk do të njohë rezultatin e referendumit. Brukseli shkoi më tej dhe tha se “do të ketë sanksione për të gjithë njerëzit që marrin pjesë në referendumet ilegale, të paligjshme”.
Territoret e pushtuara ushtarakisht nga Rusia përbëjnë 20% të sipërfaqes së Ukrainës. Është e mirëqenë se shpallja e aneksimit do të bëhet brenda pak ditësh, ndoshta pikërisht këtë të premte.
Në këtë kontekst, ish-presidenti rus Dmitri Medvedev ka përdorur edhe një herë kërcënimin bërthamor, nëse është e nevojshme për të mbrojtur integritetin territorial të Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng