Padia në GJK për votën e diasporës, Milaqi: Seanca u shty për arsye burokratike

28 Shtator 2022 | 09:42

Përfaqësuesi i Diasporës në KQZ, Bledar Milaqi, thotë se seanca në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me padinë e bërë për mos votimin e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit, është shtyrë për arsye burokratike.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Milaqi u shpreh se pas konstituimit të KQZ-së, ky institucion, por dhe qeveria shqiptare kishin detyrimin për të mundësuar votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare.

“Për fat të keq, seanca është shtyrë. Ne na ka ardhur një informacion që seanca e Gjykatës Kushtetuese është shtyrë. Arsyet konkrete ende nuk i dimë, besoj janë arsye burokratike, ndoshta mungesë dokumetacioni. Në minutën e fundit na ka ardhur informacion që shqyrtimi i dokumentacionit është shtyrë; presim një datë konkrete dhe një arsyetim konkret.

Pas Këshillit Politik, pati një konstituim të KQZ-së dhe iu la në dorë që të miratojë aktet normative që do të mundësonin votën e diasporës. Ky institucion dhe qeveria shqiptare kishte detyrimin që të mundësonte votën e diasporës që në zgjedhjet e 25 prillit”, theksoi ai.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese padinë për cënimin e së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026