Rama: Policia nuk i ka provat e nevojshme për Ervis Martinajn
Kryeministri Edi Rama, thotë se Policia e Shtetit ende nuk i ka provat e nevojshme, për të dalë në një komunikim zyrtar në lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.
Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se sapo të sigurohen provat, policia do të dalë me një komunikim për publikun.
“Nuk e di çfarë keni parasysh me të tjera, por di t’ju them që në momentin e parë që policia do ketë provat e nevojshme, do të ketë komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin, do të thotë se nuk i ka provat e nevojshme”, theksoi ai.
Më herët, Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Rama e di ku ndodhet mbreti i lojërave të fatit dhe akuzoi prokurorinë se nuk po vepron.
Prej më shumë se 40 ditësh, mbreti i lojërave të fatit, Vis Martinaj është zhdukur. Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.
LEXONI GJITHASHTU
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil