Mbushi Gjermaninë me drogë, kush është shqiptari më i kërkuar në listën e Europol

28 Shtator 2022 | 13:46

Policia Kriminale Shtetërore e Baden-Württemberg ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 44-vjeçarin shqiptar Berti Dedja.

Europol e ka futur Dedjën në listën e “më të kërkuarve të Evropës” pasi akuzohet si kreu i një grupi kriminal që vepronte në tregtimin e drogave të rënda.

Sipas policisë kriminale të rajonit Baden-Württemberg, Berti Dedja është zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar dhe hetuesit kanë dyshime se ai mund të jetë fshehur në Belgjikë, Holandë, Itali ose Shqipëri.

“Berti DEDJA, i kërkuar nga Baden-Württemberg, me pseudonimin “Berti” ose “Schakal” drejtonte një tregti profesionale droge të kokainës dhe marijuanës në Gjermani me përfshirjen e personave të tjerë.

Njoftimi i Europol

“Për transportin e drogës ka përdorur mjete të përgatitura enkas për këtë qëllim. Dedja ndodhet në arrati që prej vitit 2018. Ai dyshohet për shkak të mundshëm të trafikut të lëndëve narkotike të llojit bandë”- thuhet në njoftimin e Europol.

Ai akuzohet se që nga viti 2016 ka ushtruar një tregti profesionale droge të kokainës dhe marijuanës, me pjesëmarrjen e personave të tjerë, ndërsa vetë ishte kreu i bandës.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026