KE lejon hyrjen në kufi të partnerëve të pamartuar të nënshtetasve të BE-së

7 Gusht 2020 | 11:54

Zëdhënësi i Komisionit Europian për çështjet e emigrimit, punëve të brendshme dhe nënshtetësisë, Adalbert Jahnz, tha në një konferencë shtypi se Komisioni u bën thirrje autoriteteve kufitare të vendeve të BE-së që të lejojnë hyrjen e personave që janë të lidhur me një nënshtetas të BE-së edhe pa qenë të martuar zyrtarisht.

“Kemi vazhduar takimet e rregullta me autoritetet kufitare, dhe në takimin e fundit që patëm dje, ngritëm një shqetësim që prek shumë njerëz: përjashtimi i partnerëve të pamartuar, të lidhur me nënshtetas të BE-së, nga kufizimet për të udhëtuar në bllok”, tha Jahnz.

Kjo praktikë përdoret vetëm nga pak shtete të BE-së për momentin. Komisioni i nxit vendet anëtare që të lejojë kalimin e partnerëve të pamartuar që janë në gjendje ta faktojnë lidhjen e tyre me personin nënshtetas të BE-së.

“Situata e tanishme ligjore  i mundëson vendet anëtare që t’i lejojnë partnerët e pamartuar, por me marrëdhënie të vërtetuara, që të futen në BE. I kemi nxituar vendet anëtare që ta përdorin këtë mundësi. Tani për tani, këtë e zbatojnë vetëm pak shtete”, tha zëdhënësi për emigrimin.

Presidenca gjermane e këshillit u ka kërkuar vendeve anëtare që të shprehin qëndrimin e tyre nëpërmjet një pyetësori, hap që ka marrë mbështetjen e Komisionit.

“Po mbështesim edhe presidencën gjermane të Këshillit, për të sqaruar edhe më tej këtë qasje në nivel europian. Si hap të parë, presidenca u ka kërkuar vendeve anëtare që të raportojnë qëndrimin e tyre nëpërmjet një pyetësori. Ndërkohë, u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të lejojnë pa vonesë kalimin e personave të lidhur me nënshtetas europianë”, përfundon Jahnz.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026