Protesta antiqeveritare në Çeki, akuza për keqmenaxhim të krizës energjitike
Mijëra qytetarë u mblodhën sërish në kryeqytetin çek duke protestuar kundër qeverisë, të cilët e akuzojnë se po keqmenaxhon krizën energjetike dhe po mbështet fuqishëm Ukrainën.
Duke valëvitur flamujt kombëtarë çekë, protestuesit kërkuan dorëheqjen e koalicionit aktual të qeverisë pro-perëndimore të udhëhequr nga kryeministri konservator Petr Fiala.
Protestat u mbajtën nën sloganin “Republika Çeke e para”, një referencë ndaj platformës nacionaliste të ish-presidentit të SHBA Donald Trump, i cili mbështeste fort sloganin “Amerika e para”.
Protestuesit kritikuan qeverinë për një sërë çështjesh, duke përfshirë mbështetjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe e cilësuan si të pamjaftueshme ndihmën e qeverisë për familjet dhe bizneset e prekura nga rritja e çmimeve të energjisë.
Organizatorët kundërshtuan anëtarësimin e Çekisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Protesta u zhvilluan edhe në të tjera qytete të Çekisë.
LEXONI GJITHASHTU
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës