Aktorja, Rina Krasniqi: Jam paragjykuar për rolin e burrit dhe të gruas në film

29 Shtator 2022 | 08:31

Aktorja Rina Krasniqi thotë se është paragjykuar në lidhje me rolin e saj në filmin “Virgjëresha Shqiptare”, ku fillimisht luan rolin e Luanës dhe më pas vendos të bëhet burrë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Krasniqi u shpreh se ka pasur një interes të madh nga publiku për të ditur më shumë rreth filmit.

“Polemika të tjera, reagime të tjera, janë gjëra që unë nuk merrem. Sigurisht që ka pasur paragjykime, është një temë intime. Ka pasur një kërshëri jashtëzakonisht të madhe të historisë shqiptare, rrjedhimisht të Ballkanit, sepse është një histori unike.

Është një kënaqësi e madhe kur arrin që këtë pjesë të historisë tënde, interesohen ta dinë më në brendësi. Publiku na ka votuar si filmi më i mirë i publikut. Mendoj se është një prej arritjeve më kryesore që mua si aktore, personalisht, më mbush shpirtërisht”, theksoi ajo.

Një sukses i radhës ishin vlerësimet që mori aktorja Rina Krasniqi së fundmi në festivalin “PriFest“.

Ajo ka fituar çmimin “Aktori më i mirë” dhe “Aktorja më e mirë”, pra dy kategoritë gjinore të festivalit të fituara nga një femër.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026