Prindërit protestë para Kryeministrisë për mbylljen e kopshtit turk

29 Shtator 2022 | 10:02

Pas mbylljes së kolegjit ‘Mehmet Akif’, Ministria e Arsimit dhe Sportit dha urdhër në datën 15 shtator që të mbyllej edhe kopshti “Zubeyde Hanim”, pjesë e shoqërisë ‘Turgut Ozal Education’.

Prindërit, të cilët dërgonin fëmijët në këtë institucion, kanë kundërshtuar mbylljen e kopshtit duke thirrur një protestë ditën e sotme në orën 10:00 para Kryeministrisë.

Prindërit e cilësojnë si të padrejtë vendimin e qeverisë për mbylljen e kopshtit.

“Më duket e padrejtë. Për momentin kemi menduar këtë protestë. Kjo protestë sot do të zgjasë deri në orën 12:00. Unë po pres që qeveria do bëjë diçka”, u shpreh një nga prindërit.

Janë 253 fëmijë që penalizohen nga ky vendim i qeverisë.

Protesta po organizohet nën sloganin “Reago për fëmijën tënd, Protesto për padrejtësinë”.

Kujtojmë se disa ditë më parë, prindërit e fëmijëve të këtij institucioni firmosën një peticion dhe e dorëzuan në MAS për anulimin e vendimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026