Inskenim apo rrëmbim? Misteri për fatin e Ervis Martinajt
9 gushti është dita kur familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktet me të afërmin e tyre. Prej orës 20:00 të asaj dite, ata nuk kanë kontaktuar me Martinajn edhe nëpërmjet personave të tretë.
Një ditë më pas, familjarët denoncuan zhdukjen në komisariatin e Kurbinit dhe janë të frikësuar se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur, çka ngre dyshime se ai mund të jetë vrarë.
Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e rrëmbimit.
Pas denoncimit dhe pas marrjes së kallëzimit nga prokuroria, janë dy pista zyrtare ku po ndiqet hetimi. E para, është ajo e inskenimit të zhdukjes dhe e dyta, rrëmbimi pa pasojë.
Prokuroria është e fokusuar edhe në qytetet ku mund të jetë zhdukur Ervis Martinaj, aty ku është parë, apo dhe ka pasur informacion që ai ka qenë.
I pari qytet ku dyshohet se mund të jetë zhdukur Ervis Martinaj është Durrësi, për shkak të një videoje që qarkullon prej datës 6 gusht, ku Martinaj është parë në një hotel nën shoqërinë e një vajze dhe oficerit të policisë, Jeton Lami.
Për qytetin e Vlorës, ka disa informacione operative që kanë mbërritur në Policinë e Shtetit dhe në Policinë e Kurbinit, se është parë në qytetin bregdetar.
Provat kryesore që ka arritur të sigurojë prokuroria, janë disa video ku ka lëvizur Ervis Martinaj, ditët para se të zhdukej. Një tjetër provë që po ndjek prokuroria, është edhe polici i arrestuar, Jeton Lami, i cili nëse do të dëshmojë, mund të japë një ndihmë të madhe për të zbardhur fatin e Ervis Martinajt.
LEXONI GJITHASHTU
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 08:02 Kriza klimatike, thatësira ekstreme godet Evropën
- 07:58 Kaos në Kinë nga tajfuni Bavi, momenti kur tornadoja ngre në ajër një makinë (VIDEO)
- 07:48 Trump paralajmëron Iranin: Do të bombardojmë urat dhe termocentralet pas çdo sulmi në Hormuz
- 07:40 Rubio takon homologun rus Sergey Lavrov, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe lufta në Ukrainë
- 07:36 Britania tërheq përkohësisht diplomatët e mbetur në Iran
- 07:30 Ushtria amerikane përfundon natën e 12-të radhazi të sulmeve ndaj Iranit