“Shpërthimi në Bejrut mund të ketë ardhur si pasojë e neglizhencës ose bombë”, deklaron presidenti libanez
Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut mund të jetë shkaktuar nga “neglizhenca, një sulm me raketë ose bombë”, deklaroi gjatë së premtes presidenti i Libanit Michel Aoun.
“Shkaku nuk është përcaktuar ende”, tha Aoun gjatë intervistës, tre ditë pas ngjarjes tragjike.
Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 154, ndërsa 5 mijë persona kanë mbetur të plagosur e dhjetëra të tjera janë ende në kërkim.
Komentet e kreut të shtetit kanë ardhur pas protestave të dhunshme mbrëmjen e së enjtes në Bejrut, ku protestuesit janë përplasur me forcat e rendit.
Protestuesit kanë hedhur gurë si shenjë zemërimi ndaj elitës politike.
Qytetarët fajësojnë neglizhencën e qeverisë dhe korrupsionin për shpërthimin vdekjeprurës.
Hetimet janë fokusuar tek kontejneri i nitratit të amonit që qëndronte prej vitesh në portin e kryeqytetit.
Gjatë vizitës së tij, presidenti Macron konfirmoi mbështetjen e ndërkombëtarëve, por u shpreh se qeveria duhet të luftojë korrupsionin dhe të nisë implementimin e reformave ekonomike.
Macron premtoi për një pakt të ri politik dhe se do I jepte kohë deri në 1 shtator qeverisë libaneze për ta implementuar atë.
Gjatë konferencës për shtyp, Macron njoftoi se ndihmat franceze do të kanalizohen përmes organizatave joqeveritare dhe se “nuk do të ketë një çek të bardhë për një sistem ka humbur besimin e popullit”.
Lexoni gjithashtu:
Bejrut: Qytetarët varrosin viktimat dhe fajësojnë politikën
Mbi 50 mijë veta firmosin peticionin ku i bëjnë thirrje Francës të marrë nën kontroll Libanin
Bejrut, vijojnë hetimet për shpërthimin; në qytet 300 mijë të pastrehë
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik