Majko, Moisiu, Topi dhe Meidani në Hagë, vizitojnë ish-krerët e UÇK-së

29 Shtator 2022 | 11:58

Këtë të enjte ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, të shoqëruar nga Behgjet Pacolli ndodhen në Hagë.

Ata pritet që të takohen me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit.

Kjo vizitë po realizohet me iniciativë të kreut Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili kishte ftuar edhe ish-presidentët e Kosovës.

Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar një foto nga ish-kandidati për deputet Jetlir Zyberaj, në të cilën shfaqen politikanët shqiptarë bashkë me Behgjet Pacollin.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen prej nëntorit të vitit 2020 pas konfirmimit  të aktakuzës me pretendime për krime lufte dhe kundër njerëzimit por gjykimi ndaj  tyre ende nuk ka filluar.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026