Gazetari: Një gjyqtar dënoi me vdekje priftin në 1987, në demokraci u bë deputet
Gazetari, Adriatik Doçi thotë se dy partitë kryesore në vend, PS dhe PD kanë bashkëpunuar me persona me të kaluar komuniste, të cilët kanë qenë gjyqtarë që kanë dënuar me vdekje, hetues, apo ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Doçi deklaroi se në ish-gjyqtari Rustem Gjata dënoi me vdekje një prift në Shkodër sepse mbante rite fetare në fshehtësi dhe mendonte që është i rrezikshëm për partinë.
Ai u shpreh se në vitin 1992, Gjata u bë deputet i Partisë Demokratike, e më pas kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
“Dy partitë kryesore që kanë dominuar pluralizmin, kanë përdorur, shantazhuar dhe bashkëpunuar me persona me të kaluar komuniste, që kanë qenë gjyqtarë që kanë dënuar me vdekje, hetues, apo ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Kemi rastin e ish-gjyqtarit Rustem Gjata. Në vitin 1987, dënoi me vdekje një prift në Shkodër sepse mbante rite fetare në fshehtësi dhe mendonte që është i rrezikshëm për partinë.
Befasia këtu është, që ky na shfaqet deputeti i PD-së në vitin 1992, 3 muaj më pas emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe më pas emërohet kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Ky shembull, ilustron seriozitetin e klasës politike në raport me dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit”, theksoi Doçi.
LEXONI GJITHASHTU
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet