Paloka: Nëse hapen dosjet pa kontroll do dëmtohen familjet e ish-të persekutuarve
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, ka folur për projektligjin e lustracionit që u dorëzua ditën e djeshme në Kuvend, nga Oerd Bylykbashi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Polaka tha se projektligji ka qëllim që bashkëpunëtorët e sigurimit të sigurimit të shtetit të mos kenë më funksione në institucionet publike.
Paloka theksoi se nëse hapen të gjithë dosjet pa kontroll do të dëmtohet familjet e ish-të persekutuarve.
“Qëllimi është që jo vetëm bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit një pjesë e të cilëve kanë qenë dhe viktima të sigurimit të shteti. Sigurimi i shtetit shfrytëzonte klasën më të persekutuar për të krijuar dhe bashkëpunëtorët e saj. Pra të kërkosh sot të hapen dosjet pa asnjë lloj kontrolli do të dëmtohen familjet e ish-të persekutuarve që mund të kenë brenda tyre dhe të detyruar deklarime dhe firmosje për bashkëpunim në kushtet e presionit të sigurimit. Dhe të lejosh ata që i ka detyruar ata të vazhdojnë jetën e qetë do të ishte gjëja më absurd”-nënvizoi Paloka.
Çfarë parashikon ligji i lustracionit?
“Të gjithë nga kriminelë të sigurimit të shtetit, nga ata që kanë drejtuar mjetet e represionit të diktaturës, qofshin pjesë e prokurorisë apo gjykatave, asnjëri prej tyre që do të kërkojë të jetë pjesë e kësaj administrate”-shprehet Paloka.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet