Familjarët të shqetësuar për të afërmit me coronavirus, në spital askush nuk u jep informacion
Të shqetësuar, shumë qytetarë kërkojnë informacion për familjarët e tyre të prekur me COVID-19, të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Përpos merakut, tashmë ata përballen edhe me mungesën e informacionit, ndërsa janë të detyruar të presin në lulishtet e spitalit me shpresën se mos mësojnë një lajm të mirë për të dashurit e tyre.
“Po presim këtu kot si bagëtitë”, shprehet një prej tyre.
Kur gazetarja e Euronews Albania i drejton pyetjen nëse kanë kërkuar informacion nga mjekët përgjigjja është kjo: “Nuk ma hap telefonin doktori”.
“Nuk kam informacion fare, po presim, nuk na thonë asgjë. Pse nuk del doktori që të kontaktoj me të, nuk pranon të dalë”, shprehet një tjetër familjar.
Nisur nga shqetësimi i qytetarëve, Euronews Albania u interesua pranë spitalit, por sërish informacioni mungoi.
“Tani nuk është vendi këtu”, përgjigjet një mjeke dhe futet brenda në ambientet e spitalit dhe mbyll derën.
Spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë në Shqipëri, ku pacientët e prekur me coronavirus marrin shërbim mjekësor.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje