Zgjedhjet në Bosnjë, Dodik: Nëse fitoj, Republika Serbe do ketë pavarësi të plotë
Milorad Dodik synon të bëhet president i Republikës Serbe, entiteti autonom që i përket Bosnje e Hercegovinës. Nëse e fiton këtë bast, sikurse pritet, ai synon t’i japë asaj një pavarësi të plotë, duke i ofruar Rusisë një rritje të ndikimit në Ballkanin Perëndimor.
“Sa i takon marrëdhënieve politike në Bosnje, qëndrimi i Rusisë është i njohur. Ai lidhet ekskluzivisht me Marrëveshjen e Dejtonit. Perëndimi është përpjekur ta çmontojë atë në atë pikë që të anashkalohet. Ndërsa Rusia ka mbetur e angazhuar ndaj marrëveshjes, arsye për të cilën është një aleate që e respektoj, së bashku me presidentin Putin”, thotë Milorad Dodik, anëtar i presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës.
Milorad Dodik mbështet edhe referendumet ruse në lindje të Ukrainës, edhe pse Beogradi i ka dënuar. Ai mendon se kjo lëvizje mund të shërbejë si precedent për qëllimet e tij nacionaliste.
“Personalisht, më pëlqen të legalizoj referendumet si një mënyrë për të vendosur statusin e Republikës Serbe. Këtë e them prej vitesh. Por kjo nuk i ndryshon marrëdhëniet tona me Serbinë. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera për gjithë çështjet e tjera”, shprehet Dodik.
Sipas sistemit kushtetues boshnjak, i përcaktuar nga Marrëveshja e Dejtonit, vendi përbëhet nga nivele të ndryshme presidencash. Ndërsa serbët e Bosnjes kanë autonominë e tyre, kroatët dhe boshnjakët ndajnë të njëjtat institucione federale.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme