Frikë nga dimri në Elbasan: Rritja e çmimit të druve, panik për familjarët

30 Shtator 2022 | 12:04

Rritja e çmimit të druve dhe çmimi i rritur i energjisë për fashën mbi 800kw ka ngjallur frikë mes qytetarëve në Elbasan, të cilët presin një dimër të ftohtë.

“Dimri i këtij viti do të jetë dimri i dilemave të mëdha për qytetarët elbasanas për sa i përket ngrohjes. Rritja e çmimit për fashën mbi 800 kw/orë i ka detyruar ata të kthejnë sytë nga alternativat e tjera si ngrohja me gaz apo me dru, por edhe këto të fundit kanë pësuar rritje te mëdha duke i bërë të papërballueshme për një pjesë të mirë të qytetarëve. Duket se alternativa më e mirë për ta do të jetë shtimi i batanijeve apo jorganëve në shtëpitë e tyre.”

Një pjesë e mirë e qytetarëve të Elbasanit do të kalojnë dimrin duke u ngrohur nën batanije.

Familjarët, kryesisht pensionistët, janë në panik nga rritja e çmimit të energjisë elektrike mbi fashen 800kw si dhe të çmimit të druve të zjarrit.

“Me jorgan. Dru zjarri s’ka, ka vajtur 70 mijë leke, energjia s’përballohet.”

“Tani, këto pajisjet me rezistenca nuk do t’i përdorim se na vjen më shumë energjia. Më mirë do marrim një batanije të mbulohemi te divani, ç’të bëjmë”- thonë qytetarët

“As vetë nuk e dimë. Kemi një kondicioner, atë s’e përdorim dot. Jemi shumë ngushtë, s’e përballojmë dot. Drutë s’kemi me çfarë t’i marrim, kanë vajtur 60 mijë lekë, s’e përballojmë dot. As stufë s’kam këtë vit, nuk merret asnjë gjë”- tha banorja.

Vështirësitë ekonomike të qytetarëve reflektohen edhe tek pikat e shitjes se sobave me dru, ku interesi i qytetarëve është i lartë por fuqia blerëse është tepër e ulët.

“Shitblerja është shume e pakët, disa kanë ikur, disa janë dobët nga ekonomia. Ankohen nga kriza. Vijnë pyesin. Qejfi jua ka , me thënë të drejtën, por nuk ia arrijnë dot.

Të ndodhur në kushte të vështira ekonomike, në prag të ardhjes së dimrit, për shumë familjarë elbasanas sytë do të jenë nga qielli me shpresën që të kemi një dimër sa më të butë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026