Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia, reagon presidenti Begaj

30 Shtator 2022 | 18:38

Presidenti rus Vladimir Putin organizoi ditën e sotme një ceremoni në një nga sallat e Kremlinit për të shpallur sundimin e Rusisë mbi rreth 15% të Ukrainës, aneksimi më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Për këtë çështje ka reaguar dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i cili ka dënuar “shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë”.

“Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror,” – u shpreh Begaj.

Me referendumin që u zhvillua nga data 23-27 shtator në Ukrainë, rajonet e Khersonit, Zaporizhzhias dhe Donbasit mund të shkrihen përfundimisht me ‘Nënën Rusi’.

Sipas Putin, ky tashmë është një realitet edhe pse Perëndimi refuzon të pranojë rezultatet referendumit duke i quajtur ato të ‘rreme’ dhe ‘të imponuara me dhunë’ nga ushtria ruse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026